Piranjat/ Florian Binaj: Ik, që të ndërtojmë një Shqipëri tjetër!

Piranjat/ Florian Binaj: Ik, që të ndërtojmë një Shqipëri tjetër!

Meqë ke filluar të dalësh me gur në dorë, po të them dy gjëra. Guri është simboli i atij që ndërton. Unë kam takuar muratorë. Nuk ka njerëz më të paqtë, më të qetë e më të mirë se ata. Por ti nuk je murator. Ti nuk ndërton asgjë. Ti vetëm shpërndan pronën publike dhe pasuritë tona natyrore te një grusht grabitqarësh. Ti duhet të dalësh të na flasësh me një nga ato atje… Ai është një shkop gome i thyer në shpinën e një gjimnazisti, që gazetarët tanë e kanë mbledhur në shesh.Ajo është një shishe vere që ti pije në intimitet me njerëz që janë në burg me akuza të rënda. Me 5 shishe nga këto që ke pirë me Gysin, mbulohen dëmet...