Piktorët mblidhen në Shkodër, edicioni i tretë i “Shkodra Art Residency”

Piktorët mblidhen në Shkodër, edicioni i tretë i “Shkodra Art Residency”

Shkodra është kthyer për disa ditë në një pikëtakim artistësh nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës. Edicioni i tretë i “Shkodra Art Residency ‘26” mblodhi rreth 20 artistë të pikturës, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me qytetin dhe të sjellin në telajo përshtypjet e tyre.  “Mbeta e befasuar pasi nuk e kisha pritur që Shkodra të ishte një qytet kaq i madh dhe i bukur njëkohësisht. Kam parë nga afër kalanë, liqenin, Muzeun Historik dhe plot pika të tjera. Vij nga Beogradi dhe shpresoj të rikthehem sërish” Sipas kuratorit, Saimir Ahmeti, aktiviteti kontribuon në pasurimin e fondit të krijimtarisë artistike të Shkodrës. Galeria “Oda” u bë hapësira mikpritëse e edicionit te trete te ketij aktiviteti.