Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

Një vendim i Gjykatës Penale të Kajros për të përfshirë 35 organizata islamike dhe 36 individë në listat egjiptiane të terrorizmit ka ngritur pikëpyetje mbi veprimtarinë e një organizate rinore islamike nga Maqedonia e Veriut dhe lidhjet e saj me rrjetet ndërkombëtare të organizatave myslimane. Vendimi është marrë më 10 nëntor 2026 dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare të Egjiptit, numri 250, shtojcë, në kuadër të çështjes penale nr. 11108 të vitit 2026. Masat kanë një afat pesëvjeçar dhe përfshijnë kufizime të veprimtarisë, financimit dhe pasurive sipas legjislacionit egjiptian. Mes organizatave të përfshira në listë ndodhet edhe një shoqatë nga Maqedonia e Veriut, e identifikuar në arabisht si “Tajammu al-Shabab al-Islami”, që përkthehet “Shoqata Rinore Islame”. Mediat maqedonase kanë ngritur dyshimin se bëhet fjalë për...