Pierce Brosnan përkrah Callum Turner për rolin e James Bondit të ardhshëm

Pierce Brosnan përkrah Callum Turner për rolin e James Bondit të ardhshëm

Aktori Pierce Brosnan, i njohur për interpretimin e James Bondit në katër filma, ka shprehur mbështetjen e tij për aktorin Callum Turner, i cili po përmendet si një nga favoritët për të marrë rolin e agjentit të famshëm 007. Në garën për të pasuar Daniel Craigun përmenden edhe aktorët Jack Lowden dhe Josh O’Connor, ndërsa spekulimet për emrin e pasardhësit të Bondit janë shtuar gjatë ditëve të fundit. Në një intervistë për revistën Vanity Fair, Brosnan, i cili e interpretoi Bondin nga filmi “GoldenEye” (1995) deri te “Die Another Day” (2002), vlerësoi të gjithë kandidatët, por veçoi veçanërisht Callum Turner, me të cilin kishte bashkëpunuar në filmin “The Only Living Boy in New York” (2017), ku luajtën rolet e babait dhe të birit. “Callum Turner...