Pezullohet dënimi për një vit, Greta Gjoci, nënë e një foshnjeje 4- muajshe, u lirua nga GJKKO…

Pezullohet dënimi për një vit, Greta Gjoci, nënë e një foshnjeje 4- muajshe, u lirua nga GJKKO…

Greta Gjoci, gruaja e cila dje u fut në qeli bashkë me foshnjën e saj vetëm 4- muajshe është liruar sot nga GJKKO. Vendimi u dha sot nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Gjoci është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se mashtronte shtetas italianë përmes Call Center-ave.Ajo u dërgua në burgun e Pojskës, në Korçë, së bashku me foshnjën. Nëna dhe fëmija u vendosën në seksionin e posaçëm të institucionit të vuajtjes së dënimit, ku ndodhej edhe çerdhja. Sakaq, sqarohet se Gjoci do të rikthet në burg pas 1 viti.Greta Gjoci është një nga gjashtë gratë e dënuara si pjesë e grupit të Bruno Çobos. Pesë prej tyre i janë...