Peter Jackson, regjisori që solli në ekran botën e “Zotit të unazave”, feston ditëlindjen

Peter Jackson, regjisori që solli në ekran botën e “Zotit të unazave”, feston ditëlindjen

Më 31 tetor 1961 lindi në Zelandën e Re regjisori Peter Jackson, i cili sot shënon 65-vjetorin e lindjes. Ai është një nga emrat e njohur të kinematografisë botërore, veçanërisht për realizimin e trilogjisë “Zoti i unazave”. Jackson e nisi rrugëtimin në film që në moshë të re, duke eksperimentuar me kamerën Super 8. Filmin e tij të parë artistik, “Bad Taste”, e përfundoi në vitin 1987, ndërsa vëmendjen më të gjerë e fitoi me “Heavenly Creatures”. Kulmin e suksesit ndërkombëtar e arriti me trilogjinë “Zoti i unazave”, të realizuar në Zelandën e Re dhe të publikuar mes viteve 2001 dhe 2003. Filmat fituan gjithsej 17 çmime Oscar, ndërsa Jackson u vlerësua me tri prej tyre. Në karrierën e tij përfshihen edhe trilogjia “Hobiti”, filmi...