Peshkaqeni portokalli që mahniti studiuesit, një nga rastet më të rralla të dokumentuara në natyrë
Ekzemplari i një peshkaqeni dado u fotografua në brigjet e Kosta Rikës me një ngjyrë jashtëzakonisht të ndezur portokalli, një veçori që studiuesit e lidhin me një çrregullim të rrallë të pigmentimit Oqeani vazhdon të ruajë brenda vetes pamje që sfidojnë atë që dimë për botën e gjallë. Një prej tyre është shfaqur në brigjet e Kosta Rikës, ku studiuesit kanë fotografuar një peshkaqen me një ngjyrë portokalli jashtëzakonisht të ndezur, një pamje aq e pazakontë sa ka tërhequr menjëherë vëmendjen e biologëve dhe studiuesve të jetës detare. Ekzemplari i përket peshkaqenit dado (nurse shark), një specie që zakonisht karakterizohet nga nuanca kafe, gri ose kafe në të verdhë, ngjyra që e ndihmojnë të përshtatet me tabanin e detit dhe të mbetet sa më pak...
Burimi:
kohajone.com