Peshëngritje, Enkileda Carja nënkampione e Europës, i jep 3 medalje Shqipërisë!
Enkileda Carja i jep tre medalje Shqipërisë në Kampionatin Europian të të rinjve dhe moshës deri në 23 vjeç në peshëngritje në Durrës. Është e bronztë në stilin e shkëputjes, teksa në provën e parë realizoi 98 kilogram. Nuk arriti të ngrinte në provën e dytë 100 kilogram, por në të tretën është e suksesshme me 101 kilogram. Më pas nënkampione Europe në stilin e shtytjes me tre prova të sakta duke nisur me 118 kilogram. Në provën e dytë 120 kilogram dhe në të tretën 123 kilogram. Dhe në dygarësh Nënkampione Europe me 224 kilogram. Në peshën deri në 69 kilogram për të reja Kampione Europe është Emili Ibanez Guerrero me tre medalje të arta. Në shkëputje me 103 kilogram, në shtytje me 128...
Burimi:
javanews.al