Pesë të arrestuar pranë bazës amerikane në Britani, fermerja: I pashë me maska dhe kapuçë

Pesë të arrestuar pranë bazës amerikane në Britani, fermerja: I pashë me maska dhe kapuçë

Një fermere britanike ka treguar për BBC-në momentet kur pa një grup burrash të maskuar dhe me kapuçë pranë bazës ajrore RAF Fairford, në Gloucestershire, në orët e para të së dielës. Fermerja tha për programin “Today” të BBC-së se po kthehej në shtëpi pas një feste, kur rruga ishte bllokuar nga tre furgonë të bardhë, të cilët i konsideroi të dyshimtë. Pak më vonë, ajo pa një grup burrash duke u larguar me vrap nga zona. Ajo telefonoi numrin e emergjencës 999 në orën 01:36, sipas orës lokale. “Brenda 10 minutash, fshati ishte mbushur me policë të armatosur”, tha fermerja, duke shtuar se ishte thjesht fat që ajo kishte mbërritur në fshat në të njëjtën kohë me furgonët. Fermerja kritikoi autoritetet, duke thënë se...