Pesë seriale që vijnë në Netflix gjatë nëntorit, nga komeditë te historitë romantike

Pesë seriale që vijnë në Netflix gjatë nëntorit, nga komeditë te historitë romantike

Netflix sjell gjatë muajit nëntor një sërë produksionesh të reja dhe rikthime të serialeve të njohura, duke ofruar histori për shije të ndryshme të publikut. Nga komeditë dhe romancat, deri te garat strategjike dhe sfidat mendore, ky muaj sjell disa premiera që pritet të tërheqin vëmendjen e shikuesve. Në mesin e pesë serialeve që mund të ndiqen gjatë këtij muaji janë: North of North – sezoni i dytë Seriali kanadez rikthehet me sezonin e dytë, duke vazhduar historinë e Siaja-s, një gruaje të re që përpiqet të nisë një kapitull të ri në jetën e saj. Sezoni i ri sjell sfida, marrëdhënie personale dhe përpjekje për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, duke vënë në pah edhe rëndësinë e komunitetit dhe mbështetjes së...