Persona të maskuar si policë grabisin banesën, braktisin dy automjete gjatë arratisjes

Persona të maskuar si policë grabisin banesën, braktisin dy automjete gjatë arratisjes

Disa persona të armatosur dhe të maskuar si punonjës policie kanë hyrë në një banesë në lagjen “5 Maji” të Elbasanit, ku kanë marrë katër telefona celularë dhe një shumë parash. Sipas raportimeve paraprake, ngjarja është njoftuar rreth orës 04:05. Pas mbërritjes së patrullës së policisë, autorët janë larguar drejt një zone kodrinore, ku kanë braktisur dy automjete. Policia ka sekuestruar automjetet dhe veshje të ngjashme me uniformat e saj. Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave