Persona të maskuar si policë dhe me armë grabisin një banesë në Elbasan, autorët braktisin 2 automjetet, zhdukin gjurmët

Persona të maskuar si policë dhe me armë grabisin një banesë në Elbasan, autorët braktisin 2 automjetet, zhdukin gjurmët

foto ilustruese ELBASAN-Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Autorët e maskuar si punonjës policie dhe të armatosur kanë hyrë në një banesë në lagjen “5 Maji”, por janë pikasur nga familjarët që ndodheshin në shtëpi, të cilët kanë njoftuar Policinë. Grabitësit kanë arritur të marrin 4 telefona celularë dhe një shumë parash, ndërsa më pas sapo kanë konstatuar praninë e shërbimeve të Policisë, autorët janë larguar në drejtim të zonës kodrinore, duke braktisur automjetet e tyre. Efektivët kanë sekuestruar 2 automjete, që dyshohen se janë përdorur gjatë ngjarjes, brenda të cilës u gjetën dhe veshje të ngjashme me uniformat e Policisë. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje....