No Image Available

Përshkallëzohet protesta, përplasje mes policisë dhe studentëve/ Hidhet gaz lotsjellës, nisin shoqërimet

Përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë janë regjistruar këtë të mërkurë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Gjatë tensioneve, policia ka përdorur spraj me piper dhe gaz lotsjellës ndaj nxënësve dhe të rinjve që po protestojnë. Ndërkohë, raportohet se kanë nisur edhe shoqërimet me forcë të disa protestuesve nga efektivët e policisë. Tensionet vijnë në ditën e tretë të protestës studentore, ndërsa situata para Parlamentit dhe në zonat përreth mbetet e tensionuar. Protesta e sotme vjen në vijim të mobilizimit të nxënësve dhe studentëve kundër qeverisë, të cilët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugët e kryeqytetit. Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, të rinjtë kanë marshuar në zona të ndryshme të Tiranës, duke kërkuar edhe bashkimin e bashkëmoshatarëve të tyre. Protestat janë shtrirë...