Përshkallëzohet protesta në Korçë/ Institucionet arsimore dhe Komisariati sulmohen me gurë

Përshkallëzohet protesta në Korçë/ Institucionet arsimore dhe Komisariati sulmohen me gurë

Gjatë protestës së studentëve në Korçë, situata është tensionuar, pasi protestuesit kanë hedhur gurë drejt institucioneve arsimore dhe godinës së komisariatit të qytetit. Studentët janë pozicionuar në afërsi të komisariatit, ndërsa policia ka bllokuar rrugicën që të çon drejt institucionit. Tregojnë praninë e shtuar të forcave të policisë në zonë. Sipas pamjeve, efektivët po shoqërojnë studentët njëri pas tjetrit drejt ambienteve të komisariatit. Deri në këtë fazë, nuk ka të dhëna të konfirmuara për numrin e personave të shoqëruar apo për rrethanat e plota të ndërhyrjes policore. Ngjarja shënon një tjetër moment tensioni gjatë protestave studentore, ndërsa zhvillimet në Korçë mbeten në fokus të autoriteteve dhe opinionit publik.