Përshkallëzohet bojkoti i avokatëve/ Nuk marrin pjesë as në seancat për masat e sigurisë
Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë ka vendosur përshkallëzimin e qëndrimit të avokatëve në kundërshtim të rregullores për përdorimin e celularëve në sallat e gjyqit. Sipas vendimit, avokatët do të bojkotojnë masat gjyqësore, duke tërhequr edhe listën kryesisht. Vendimi do të zbatohet vetëm për seancat në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë (GJKKO). Në të njëjtën kohë, Dhoma e Avokatisë ka vendosur të mbulojë shpenzimet e gjobave të vendosura ndaj avokatëve në kuadër të këtij qëndrimi. Vendimi vjen në vijim të përplasjes mes avokatëve dhe GJKKO-së lidhur me rregulloren e re për ndalimin e përdorimit të celularëve gjatë seancave gjyqësore.
Burimi:
gijotina.com