Përshkallëzim i ri Moskë-Berlin, Rusia urdhëron mbylljen e Konsullatës gjermane në Shën Petersburg

Përshkallëzim i ri Moskë-Berlin, Rusia urdhëron mbylljen e Konsullatës gjermane në Shën Petersburg

Rusia ka urdhëruar mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg, në një tjetër përshkallëzim të marrëdhënieve tashmë të tensionuara mes Moskës dhe Berlinit. Ministria e Jashtme ruse njoftoi se ka tërhequr pëlqimin për funksionimin e konsullatës dhe ka kërkuar që ajo të ndërpresë aktivitetin jo më vonë se 18 shtatori. Të gjithë punonjësit e konsullatës duhet të largohen nga territori rus deri në të njëjtën datë. Moska ka urdhëruar gjithashtu mbylljen e Qendrave Gjermane të Kulturës Goethe në Rusi. Punonjësit e dërguar nga Gjermania duhet të largohen nga vendi deri më 13 shtator. Ministria e Jashtme ruse e akuzoi Berlinin se po provokon ‘përsëri’ një raund të ri përshkallëzimi në marrëdhëniet dypalëshe dhe deklaroi se ‘e gjithë përgjegjësia për pasojat bie tërësisht...