Përplasjet në protestë përfundojnë me 20 të shoqëruar, pjesa më e madhe studentë
Njëzet persona janë shoqëruar në polici pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë ditës së dytë të protestës në Tiranë. Sipas informacionit të raportuar, pjesa më e madhe e personave të shoqëruar janë studentë që kanë marrë pjesë në tubimin e zhvilluar në zonën pranë Ministrisë së Arsimit. Protesta e kësaj të mërkure u shoqërua me përshkallëzim të situatës, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë krijuan momente të tensionuara. Gjatë tubimit u raportuan incidente të ndryshme, ndërsa efektivët ndërhynë për të menaxhuar situatën dhe shoqëruan disa prej personave të përfshirë në komisariat. Shoqërimet në polici vijnë pas një dite të karakterizuar nga tensione të vazhdueshme, ku protestës së studentëve iu bashkuan edhe gjimnazistë dhe qytetarë të tjerë. Gjatë zhvillimeve pati përplasje në disa...
Burimi:
ntv.al