Përplasje te “Ligjet”, Bylykbashi kërkon dorëheqjen e Ramës, Manja: Mos shikoni ëndrra!
Përplasje të forta janë regjistruar në Komisionin e Ligjeve mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe socialistëve, në ditën e 15-të të protestës së studentëve dhe gjimnazistëve kundër qeverisë së Edi Ramës. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi kërkoi dorëheqjen e kryeministrit dhe vetëshpërndarjen e Parlamentit, duke akuzuar Policinë e Shtetit për përdorim joproporcional të forcës ndaj protestuesve. Bylykbashi kërkoi hetimin e zinxhirit komandues të policisë dhe largimin e efektivëve që, sipas tij, kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve. Ai theksoi se kërkesat e protestuesve janë dorëheqja e Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore, ndërsa u bëri thirrje deputetëve të mazhorancës të mos miratojnë masat ndëshkuese ndaj protestuesve. Nga ana tjetër, deputeti socialist Ulsi Manja iu përgjigj me ironi kërkesave të opozitës, duke u shprehur: “Vazhdoni të shihni...
Burimi:
gijotina.com