Përplasje për hartën territoriale/ Banorët e Maliqit: Nuk preket identiteti ynë
Banorët e Maliqit kanë dalë sërish në protestë kundër propozimit për riorganizimin territorial dhe bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë. Me pankarta dhe thirrje kundër nismës së propozuar, protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre, duke argumentuar se shkrirja e bashkisë mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e zonës dhe në ruajtjen e identitetit të saj administrativ. Banorët kërkojnë që qëndrimi i komunitetit të merret në konsideratë përpara çdo vendimmarrjeje dhe që procesi të mos zhvillohet pa konsultim me qytetarët. Në protestë është drejtuar edhe një thirrje ndaj deputetëve, të cilëve u kërkohet të dalin publikisht dhe të mbajnë qëndrim përballë propozimit për ndryshimin e hartës territoriale. Sipas protestuesve, Maliqi ka nevojë për investime dhe mbështetje për zhvillimin e tij dhe jo për një ndryshim...
Burimi:
ntv.al