Përplasje për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut! Mickoski refuzon kërkesën e studentëve për jurisprudencën në shqip

Përplasje për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut! Mickoski refuzon kërkesën e studentëve për jurisprudencën në shqip

Debati për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut mbetet pa një zgjidhje përfundimtare. Kryeministri Hristijan Mickoski ka paraqitur një alternativë që lejon përdorimin e shqipes në testimin teorik, por jo gjatë pjesës praktike, një ndarje që nuk plotëson kërkesat e studentëve shqiptarë. Sipas formulës së propozuar kandidatët do të mund të zgjedhin shqipen, turqishten ose anglishten për pjesën teorike, ndërsa ushtrimet praktike, ku përfshihen simulimet e proceseve civile dhe penaledo të kryhen në maqedonisht. Por studentët kundërshtojnë vendosjen e këtij kufizimi. Përfaqësuesi i tyre Mevlan Ademi vlerëson se propozimi përbën një ndryshim nga qëndrimet e mëparshme të qeverisë, por thekson se nuk mund të konsiderohet zgjidhje përfundimtare. Kërkesa e tyre është që e gjithë procedura e provimit të mund...