Përplasje në protestë/ Të rinjtë kërkojnë largimin e deputetëve të PD: Protesta është e popullit, jo e partive

Përplasje në protestë/ Të rinjtë kërkojnë largimin e deputetëve të PD: Protesta është e popullit, jo e partive

Studentët kanë kërkuar largimin e deputetëve të opozitës, të cilët marshuan nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta kundër kryeministrit Edi Rama. Të rinjtë theksuan se protesta është një nismë qytetare dhe nuk duhet të përvetësohet nga partitë politike, të cilat, sipas tyre, kanë përgjegjësi për situatën në vend ndër vite. Ata u shprehën kundër pjesëmarrjes së Sali Berishës dhe deputetëve të tij në tubimin e tyre, duke bërë dallimin mes simpatizantëve të PD-së dhe përfaqësuesve politikë. “Çdo qytetar është i mirëpritur, deputetët duhet të shmangen, sepse janë simbol i partive që përfaqësojnë. Kjo protestë është e popullit. Ai që nuk është i mirëpritur është një person që vetë ekzistenca e tij simbolizon një parti. Nuk kemi penguar asnjërin që të vijë,...