No Image Available

Përplasje në Kuvend/ Ulsi Manja i “orienton” fjalimin, kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve: Erdhëm për respekt të shqiptarëve, na ftuat 15 minuta përpara…!

komisioni i ligjeve TIRANË- Një diskutim u zhvillua në Komisionin e Ligjeve mes kryetarit Ulsi Manja dhe kreut të Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, të cilët shkëmbyen replika të vazhdueshme.  Hoxha kërkoi që Unioni të shprehej edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Manja i kërkoi të fokusohej te projektligji që po shqyrtohej nga komisioni. Por, Hoxha kundërshtoi, duke theksuar se Unioni kishte ardhur për të dhënë mendimin e tij dhe se nuk duhej të orientohej se si të zhvillonte diskutimin. Manja: Zoti Hoxha e ka fjalën, për të dhënë edhe ai, në emër të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, qëndrimin në lidhje me, të bëjmë një saktësim, me projektligjin, jo me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendimi i saj e ka thënë çfarë ka për të thënë...