Përplasje në Komisionin e Ligjeve, Bylykbashi kërkon dorëheqjen e Ramës, Manja: Nuk ka qeveri kujdestare
Debatet politike kanë shoqëruar mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku diskutimi për projektbuxhetin dhe paketën fiskale është shoqëruar me përplasje mes deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, dhe kryetarit të komisionit, Ulsi Manja. Bylykbashi ngriti akuza ndaj qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, duke iu referuar edhe pretendimeve të bëra publike nga Erion Veliaj në letrën e tij të bërë publike ditën e djeshme, ndërsa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare për garantimin e zgjedhjeve të lira. “Në historinë e vonshme janë të famshme dy forma ditarësh, Ditari i Ana Frankut dhe letra nga burgu e Antonio Gramshit. Dje morëm vesh edhe ditarin e Erion Veliajt. Përtej kësaj note, ajo që lexuam dje vlen të merret...
Burimi:
gijotina.com