Përplasje në Gjoricë për parkun fotovoltaik, banorët bllokojnë nisjen e punimeve

Përplasje në Gjoricë për parkun fotovoltaik, banorët bllokojnë nisjen e punimeve

Banorët e Gjoricës së Poshtme janë përplasur sot me përfaqësues të një subjekti nënkontraktor, i cili kishte mbërritur në terren për nisjen e punimeve për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Banorë të fshatit janë mbledhur këtë të shtunë për të kundërshtuar ndërhyrjen në sipërfaqen që ata e konsiderojnë “tokë të përbashkët” dhe kullotë tradicionale të komunitetit. Ata kanë penguar vijimin e punimeve, ndërsa në zonë kanë mbërritur edhe forcat e Policisë së Komisariatit të Bulqizës. Pas përplasjes në terren, disa banorë dhe përfaqësuesi i një subjekti nënkontraktor janë shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarime. Përfaqësuesi i kompanisë nënkontraktore ka deklaruar se subjekti që ai përfaqëson ka kontratë me investitorin dhe se dokumentacioni i projektit është në përputhje me procedurat e ndjekura nga institucionet. Sipas...