Përplasje me policinë te Kuvendi, shoqërohen 25 persona

Përplasje me policinë te Kuvendi, shoqërohen 25 persona

foto nga protesta TIRANË-  Protesta e zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë protestës situata u tensionua, ndërsa pati përplasje mes protestuesve dhe efektivëve ku janë shoqëruar në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë 25 persona.  Në shenjë proteste, disa prej pjesëmarrësve rrëzuan kazanë e mbeturinave në rrugen pranë selisë së Partisë Demokratike. Protesta u zhvillua në kohën kur në godinën e Kuvendit po mbahej seanca plenare me deputetët brenda sallës./ZËRI