PERPLASJE ME NJOLLA GJAKU NE ATHINE-DETAJE TE REJA
Alket Rizai është identifikuar nga policia greke si një prej personave të përfshirë në një incident me armë zjarri në Anavyssos, në orët e para të mëngjesit. Gjithçka nisi rreth orës 05:15, kur policia mori një telefonatë për të shtëna me armë pranë një biznesi. Kur efektivët mbërritën në vendngjarje, nuk gjetën personat e përfshirë në konflikt. Në tokë u gjetën vetëm dy gëzhoja dhe njolla gjaku. Pak më vonë, autoritetet u njoftuan nga Qendra Shëndetësore e Kalivias se dy persona ishin paraqitur për ndihmë mjekësore. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar grek, i cili kishte pësuar dëmtime nga copat e xhamit në këmbë, dhe një 41-vjeçar pakistanez, i cili ishte plagosur me plumb në pulpë. Të dy rezultuan të ishin punonjës të biznesit. Policia nisi...
Burimi:
ntv.al