Përplasje fizike dhe sharje banale në Kuvend-Etika mblidhet online, vendos sot për përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së

Përplasje fizike dhe sharje banale në Kuvend-Etika mblidhet online, vendos sot për përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së

PAMJET NGA KUVENDI TIRANË-Sekretariati i Etikës në Kuvend pritet të mblidhet sot në orën 10:00, përmes një takimi online, për të shqyrtuar kërkesën e paraqitur nga Partia Socialiste për përjashtimin nga punimet e Kuvenit për 20 deputetë të Partisë Demokratike.  Konkretisht, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë për Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Fidel Krekën, Edi Palokën, Besart Xhaferrin dhe Luçiano Boçin. Ndërkohë, socialistët kërkojnë përjashtimin me 10 ditë edhe për 14 deputetë të tjerë: Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi. Kërkesa vjen pas tensioneve gjatë seancës plenare të mbajtur një ditë më parë më 22 tetor, ku në Kuvend pati përplasje fizike mes deputetëve...