Përplasje e frikshme mes dy makinave, dy persona përfundojnë në spital
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së premtes në zonën e Shupenzës, përgjatë Rrugës së Arbrit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt Spitalit të Bulqizës, ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para dhe kanë nisur hetimet për dokumentimin e plotë të aksidentit. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.
Burimi:
ntv.al