No Image Available

Përplasje e fortë mes dy makinave, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Jonufrës, në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Volkswagen Golf”, që po lëvizte nga Orikumi në drejtim të Vlorës, është përplasur me një automjet tip “Benz”, i cili udhëtonte në drejtimin e kundërt. Nga përplasja kanë mbetur të lënduar drejtuesi dhe pasagjerja e njërit prej automjeteve. Të dy janë transportuar në spitalin e Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ka nisur veprimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit, ndërsa vijon mbledhja e të dhënave për ngjarjen.