PERPLASJE E FORTE ME OPOZITEN/ Rama: Koha kur lloj-lloj kriminelësh i merrnin Shqipërisë çfarë të donin, ka ikur

PERPLASJE E FORTE ME OPOZITEN/ Rama: Koha kur lloj-lloj kriminelësh i merrnin Shqipërisë çfarë të donin, ka ikur

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se biznesmeni Francesco Becchetti nuk ka marrë dhe nuk do të marrë pagesë nga shteti shqiptar në lidhje me çështjen e arbitrazhit, duke kundërshtuar pretendimet e opozitës për një shumë prej rreth 100 milionë eurosh. Rama sqaroi se ai nuk ka thënë se vendimi i arbitrazhit nuk njihet, por se shteti shqiptar nuk do të kryejë pagesën. “Ai ka marrë zero lekë nga shteti shqiptar dhe do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar”, deklaroi Rama. Kryeministri tha gjithashtu se paratë e ngrira të Albcontrol do të rikthehen në arkën e shtetit, ndërsa përmendi disa procese ligjore që, sipas tij, janë duke u zhvilluar në Shqipëri dhe jashtë saj. Rama deklaroi se për çështjen ka edhe një proces penal...