Përplasja Trump-GJNP hyn në një fazë të re, Holanda i kërkon BE-së të ndërhyjë
Ministri i Jashtëm i Holandës ka bërë thirrje ndaj Komisionit Europian që të përgatitet për përdorimin e “Statutit të Bllokimit”, me qëllim mbrojtjen e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJNP), nëse Donald Trump zbaton kërcënimin e tij për të vendosur sanksione të paprecedenta ndaj kësaj gjykate. GJNP-ja ka selinë në Hagë, në Holandë. “Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur GJNP-në”, tha ministri holandez. Ai shtoi se Holanda i ka kërkuar Komisionit Europian që të ketë gati “Statutin e Bllokimit”, në mënyrë që ky mekanizëm të përdoret nëse është e nevojshme. Deri tani, Komisioni Europian, i drejtuar nga Ursula von der Leyen, ka refuzuar ta aktivizojë këtë mekanizëm për të neutralizuar sanksionet e SHBA-ve ndaj gjyqtarëve dhe zyrtarëve të GJNP-së, pavarësisht...
Burimi:
javanews.al