Përplasja për pagat, reagon Shoqata Evropiane e Magjistratëve: Të mos anashkalohet vendimi i Kushtetueses

Përplasja për pagat, reagon Shoqata Evropiane e Magjistratëve: Të mos anashkalohet vendimi i Kushtetueses

foto ilustruese TIRANË- Projektligji për rillogaritjen e pagave të gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të gjykatave ka sjellë reagimin e Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve (EAJ). Përmes një deklarate zyrtare, Shoqata ka shprehur shqetësimin për zhvillimet në Shqipëri, për mënyrën se po trajtohet zbatimi i vendimti të Gjykatës Kushtetuese duke pretenduar se udhëzimet e dhëna nga Gjykata nuk janë zbatuar. Sipas EAJ projektligji i paraqitur në Kuvend parashikon rillogaritjen retroaktive të pagave. Shoqata vlerëson se një ndërhyrje e tillë mund të anashkalojë efektet e vendimit të Kushtetueses dhe karakterin e tij detyrues. Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve thekson se vendimet e gjykatave kushtetuese duhet të respektohen nga autoritetet publike, teksa shton se zhvillimet e fundit mund të prekin pavarësinë e gjyqësorit dhe ndarjen e pushteteve, ndërsa ngre shqetësime edhe për besimin...