Përplasja për pagat e gjyqtarëve, Pëllumbi: Rama nuk përjashtohet nga përgjegjësia penale
Engert Pëllumbi TIRANË- Përplasja mes sistemit gjyqësor dhe ekzekutivit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi pagat e gjyqtarëve vijon të jetë në qendër të debatit. Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit, Engert Pëllumbi, ka deklaruar se edhe kryeministri Edi Rama nuk përjashtohet nga përgjegjësia penale nëse provohet përfshirja në moszbatimin e një vendimi gjyqësor. Pëllumbi tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve është detyrues dhe nuk mund të konsiderohet si ndërhyrje e paligjshme në buxhetin e shtetit. “Gjykata Kushtetuese nuk e hap derën e thesarit në mënyrë të paligjshme. Ajo thjesht ka shpallur antikushtetues uljen e pagave të gjyqtarëve. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqinë e ligjit dhe janë të detyrueshme për zbatim...
Burimi:
zeri.ai