Përplasja në Rrajcë për hartën e Përrenjasit, banorët braktisin dëgjesën

Përplasja në Rrajcë për hartën e Përrenjasit, banorët braktisin dëgjesën

FOTO NGA DEGJESA PUBLIKE NE RRAJCE RRAJCË- Takimi i cili synonte të merrte mendimet e banorëve mbi ndryshimet e propozuara për territorin e Bashkisë Përrenjas u shoqërua me debate dhe pakënaqësi. Në qender të diskutimeve ishte e ardhmja e hartës territoriale dhe qëndrimi që duhet të mbahet ndaj propozimeve të reja. Banorët kërkuan nga deputetët socialistë të zonës, Bora Muzhaqi dhe Olsi Komici, një qëndrim të qartë lidhur me planin. Sipas të pranishmëve kërkesa për një përgjigje konkrete nuk mori një përgjigje përfundimtare. Deputetët nuk u shprehën hapur nëse e mbështesin apo e kundërshtojnë planin territorial, çka solli reagime të forta në sallë. Banorët e Rrajcës kërkuan më shumë transparencë dhe angazhim politik për një çështje që prek drejtpërdrejt komunitetin e tyre. Mungesa e një...