Përplasja në Kuvend/ Klosi: S’do merrni asnjë bashki në zgjedhje! Berisha: Ta ka blerë bixhozi votën

Përplasja në Kuvend/ Klosi: S’do merrni asnjë bashki në zgjedhje! Berisha: Ta ka blerë bixhozi votën

Debati për reformën territoriale ka prodhuar një tjetër përplasje në sallën e Kuvendit, këtë herë mes deputetit socialist Blendi Klosi dhe kreut të PD-së, Sali Berisha. Klosi deklaroi se mazhoranca është e vendosur ta miratojë reformën dhe u kërkoi deputetëve të opozitës që debati të zhvillohet brenda rregullave parlamentare. Ai shprehu gjithashtu bindjen se PS do të fitojë shumicën e bashkive që do të krijohen pas ndryshimeve territoriale. “Jemi më të fortë se kurrë, të gatshëm t’ju sfidojmë se nga të gjitha bashkitë që do të dalin nga ligji sotëm, të merrni më pak se gishtat e dorës bashki në zgjedhje. Nëse nuk bëjmë gabime, të gjitha bashkitë që do të dalin nga ligji i sotëm do t’i fitojmë. Jemi këtu për tu përballur me...