Përplasja mes policisë dhe studentëve/ Reagon Ambasada e Izraelit: Prej sot do të jemi të mbyllur
Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar mbylljen e përkohshme të aktivitetit të saj, për shkak të zhvillimeve të fundit në kryeqytet. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës, nuk është përcaktuar një datë për rihapjen e institucionit, e cila do të varet nga ecuria e situatës. Në njoftimin e saj, ambasada bën të ditur se për çështjet urgjente konsullore, qytetarët duhet të kontaktojnë përmes numrit celular të emergjencës. “Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata. Për çështje urgjente konsullore, ju lutemi kontaktoni numrin celular të emergjencës të Ambasadës. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe do të ofrojmë përditësime të mëtejshme sipas...
Burimi:
ntv.al