Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U përdorën armë zjarri, 5 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U përdorën armë zjarri, 5 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për përplasjen e ndodhur në një resort mes dy biznesmenëve, Vasil Bedinaj dhe Luan Muçës. Sipas policisë së Vlorës, ngjarja ka ndodhur në një resort në Kaninë, ku biznesmenit Bedinaj i është vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh, si dhe i është lënë afat prej 48 orësh për t’u larguar nga vendi. Ndërkohë, policia thekson se mes dy grupeve ka pasur edhe përdorim armësh, shenja të cilat janë gjetur në një prej automjeteve të grupit të Luan Muçës gjatë ndjekjes nga policia. Deklarata e plotë: Siç jeni bërë me dije nëpërmjet informacionit paraprak, sot, rreth orës 11:30, jemi njoftuar nga pronari i një hoteli në Radhimë, konkretisht nga shtetasi V. B., se kishte nevojë për ndihmë, pasi disa...