Përplasja e studenteve me militantët e PD-së, Stresi braktis protestën: Kokë turku nuk bëhem, nuk duan t’a rrëzojnë Ramën
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka paralajmëruar largimin nga protesta, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën se si po zhvillohet qëndresa. Sipas tij, protesta nuk po shkon drejt rrëzimit të qeverisë. Reagimi vjen vetëm një ditë pas incidenteve në protestën e të shtunës, ku deputetë të PD-së nuk u pranuan në protestën e studentëve. Përmes një postimi në “Instastory”, reperi shkruan se nuk dëshiron që të vazhdojë të qëndrojë në protestë, duke pretenduar se pjesëmarrësit nuk duan realisht rrëzimin e Edi Ramës. “Byeeeeeeeeee. Kokë turku nuk bohem. Nuk dun me e rrëzu Ramën. E gëzofshi! Sapo të largohem sonte, kismet nesër jua shpjegoj që s’dun me e rrëzu Edi Ramën”, shkruan ai. Stresi shton se nuk ka ardhur për t’u “rraskapitur...
Burimi:
ntv.al