Përplasja e madhe për drejtësinë/ Shehaj: Rama u tërhoq me bishtin në shalë

Përplasja e madhe për drejtësinë/ Shehaj: Rama u tërhoq me bishtin në shalë

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, e cilëson si një humbje të Edi Ramës përplasjen me sistemin e drejtësisë për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në një reagim të tij, Shehaj deklaron se kryeministri u detyrua të tërhiqej nga qëndrimi i mbajtur më herët dhe të paguante pagat e përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë. “Edhe këtë betejë me gjyqësorin Edi Rama e humbi. U detyrua të tërhiqej me bishtin ndër shalë dhe të paguante pagat e tyre”, shprehet Shehaj. Deputeti kundërshton gjithashtu deklaratat e Ramës për nivelin e pagave në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, këto paga janë përcaktuar pikërisht nga mazhoranca socialiste dhe vetë kryeministri. Shehaj argumenton se Rama, në atë periudhë, besonte se rritja e pagave do të krijonte një marrëdhënie favorizuese mes...