Përplasja e GJKKO me Dhomën e Avokatisë/ Meta: Kuvendi dhe KLGJ po heshtin, këtu ka regji politike
Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me konfliktin mes GJKKO dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke pretenduar se përplasja mes tyre po sjell zvarritje të proceseve gjyqësore dhe pasoja për qytetarët. Meta shprehet se situata cenon interesat e shtetit, zhvillimin e rregullt të proceseve ligjore dhe të drejtën e qytetarëve për mbrojtje efektive. Ai ka kritikuar gjithashtu Kuvendin, duke thënë se prej dy muajsh nuk ka reaguar për këtë çështje. Në reagimin e tij, Meta ka përmendur edhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, të cilin e akuzon për heshtje lidhur me situatën e krijuar. Reagimi i Metës: Vazhdimi i konfliktit të qëllimshëm GJKKO e Shkallës së Parë me Dhomën Kombëtare të Avokatisë vazhdon të sjellë pasoja shumë të rënda me zvarritjen e...
Burimi:
gijotina.com