Përmbyllet edicioni i 18-të i PriFest, ndahen çmimet

Përmbyllet edicioni i 18-të i PriFest, ndahen çmimet

Me shfaqjen e filmave të fundit në program dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve kryesore, mbrëmë në Prishtinë është përmbyllur edicioni i 18-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit PriFest. Programi i natës përmbyllëse nisi në orën 17:00 me dy filma në kuadër të Garës së Filmave të Shkurtër, “Entre Tormentas” të regjisorit Fran Zayas dhe “Il Nemico” të Andrej Chinappit. Në orën 19:00, publiku pati mundësinë të ndjekë filmin “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, pjesë e Garës Ballkanike të këtij edicioni. Nata kulmoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve kryesore, ku u shpërblyen filmat dhe autorët për realizimet e tyre artistike. Çmimet kryesore të edicionit të 18-të të PriFest janë: Filmi më i mirë – Vjosa Berisha Award: “Shame and Money” Aktori...