Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos me thikë tre shokët e klasës! Të dëmtuarit dërgohen në Prizren, ja si paraqitet gjendja e tyre
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 13:35, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Has, jashtë ambienteve të një bilardoje. Dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, i mituri me inicialet A. G., 16 vjeç, ka goditur me mjet prerës (biçak) tre të mitur, 16 vjeç, banues në Has dhe shokë klase me autorin e dyshuar. Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Kukës për të marrë ndihmë mjekësore, ku dy prej tyre janë transportuar në Prizren për ndihmë mjekësore më të specializuar. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar për veprime të mëtejshme procedurale. Në vijim të veprimeve, u kap dhe u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale edhe një 16-vjeçar, i dyshuar si përkrahës i autorit...
Burimi:
javanews.al