Përkujtohet në 112-vjetorin e lindjes akademiku Kolë Paparisto
Akademia e Shkencave përkujtoi sot akademikun Kolë Paparisto, biolog e botanist, profesor, Mësues i Popullit. Paparisto lindi më 8 nëntor 1914 në Elbasan. Ai kreu Liceun Kombëtar (francez) në Korçë dhe ndoqi studimet e larta e u diplomua në Paris (1941). Paparisto mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe ishte anëtar i Këshillit ANÇ qysh nga Kongresi i Përmetit. Ai ishte zëvendësministër i Arsimit (1945–1947), drejtor i Institutit të Shkencave (1949–1957), ndërsa nga viti 1946 zhvilloi veprimtari të vazhdueshme në arsimin e lartë. Me themelimin e UT-së u emërua zëvendësrektor për anën shkencore (1957–1962). Ka qenë një nga organizatorët e Muzeut të Shkencave të Natyrës (1948), përgjegjës i Katedrës së Botanikës (1957–1980), drejtor i Qendrës së Kërkimeve Biologjike (1978, sot Instituti i Kërkimeve Biologjike)....
Burimi:
kultplus.com