Përkujtohet akademiku Alfred Uçi, themeluesi i shkollës shqiptare të studimeve estetike
Akademia e Shkencave përkujtoi akademikun Alfred Uçi, një nga figurat më përfaqësuese të filozofisë, estetikës dhe mendimit kulturor shqiptar, i ndarë nga jeta 10 vjet më parë, më 26 tetor 2016. Alfred Uçi lindi në Korçë, më 12 dhjetor 1930. Në moshë të re mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Studimet e larta për filozofi i kreu në Universitetin “Lomonosov” të Moskës. Pas kthimit në Shqipëri, për një periudhë të gjatë ishte pedagog i filozofisë dhe estetikës në Universitetin e Tiranës, duke kontribuar në formimin e brezave të studiuesve, pedagogëve dhe intelektualëve shqiptarë. Akad. Alfred Uçi iu kushtua që herët studimit të trashëgimisë së mendimit filozofik shqiptar, duke zhvilluar kërkime mbi figura të rëndësishme të kulturës kombëtare, ndër të cilat Jani Vreto dhe Teodor Anastas...
Burimi:
kultplus.com