Përgjysmohen sipërfaqet me vreshta në Roskovec, fermerët ankohen për çmimin e ulët që ofron tregu

Përgjysmohen sipërfaqet me vreshta në Roskovec, fermerët ankohen për çmimin e ulët që ofron tregu

Mungesa e tregut ndër vite dhe çmimi jo i leverdishëm i rrushit në Roskovec ka bërë që numri i kultivuesve të vreshtave të përgjysmohet, ndërsa shumë prej tyre i kanë braktisur për ti kthyer në ullishte. Kultivuesit e paktë që kanë mbetur kanë pohuar se këtë vit prodhimi është i bollshëm dhe tregun e kanë siguruar vetë. “Kaq përballojmë, e gjejmë tregun vetë, për raki e verë më shumë. Ka mënyra të ndryshme për t’a shitur” Ata pohojnë gjithashtu se çmimi prej 60 lekësh për kilogram nuk arrin të mbulojë kostot, ndërsa kërkojnë dhe një pikë grumbullimi ne zonë. “Tregun e kemi të siguruar, por pjesën tjetër jo, po duhet të kishte pikë grumbullimi se nuk do e japim me 30 lekë. Çdo gjë shtrenjtësi...