Përgjërim
15 September, 2026 - 19:00 Poezi nga Aleksander Pushkin Oh, po të jetë e vërtetë,Se natën kur gjithçka pushon,Kur rrezet hënëza e zbehtë,Përmbi murrana i vërshon,Shkretohen varret e nemiturDhe hijet bredhin nëpër terr, –Do thërrnja miken e zhuritur:Tek unë eja menjëherë! M’u çfaq ashtu siç ishe tiPërpara ndarjes plot trishtim,E ftoht’ e zbehtë, si qiri,Në prag të fundit gjith mundim.M’u çfaq porsi një yll i ndritshëm,Si zë i leht’ apo si erë,Apo si një vegim i frikshëm, –S’ka gjë: ti eja menjëherë!… S’po të thërras për të qortuarMe hijen tënde, njerëzinë,S’po të thërras për t’i zbuluarTerrit të varrit fshehtësinë,Dyshimet nuk më brejnë mua;Po të thërras me shpirtin vrer,Që të të them me mall: të dua.Jam yti, eja menjëherë!/KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com