Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, Çuçi zbardh diskutimet për Reformën Territoriale
Bledi Çuçi Vlorë-Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Vlorë një takim me strukturat e Partisë Socialiste, përfaqësues të pushtetit vendor dhe deputetë të qarkut, ku në fokus ishte Reforma Territoriale dhe ndryshimet që pritet të sjellë ajo. Në përfundim të takimit, drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Vlorës Bledi Çuçi sqaroi se mbledhja nuk kishte si qëllim marrjen e vendimeve, por diskutimin me përfaqësuesit lokalë dhe shpjegimin e propozimit për reformën. “Sot nuk ishim për të marrë vendim, sot ishim për të dëgjuar dhe për të shpjeguar. Një takim shumë i domosdoshëm, sepse njerëzit vërtet nuk e kuptojnë deri në fund thelbin e reformës, ku janë përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e investimeve”, tha Çuçi. Sipas tij, takimi ishte i nevojshëm edhe për të...
Burimi:
zeri.ai