Përfundon restaurimi i ish-konviktit të shkollës historike “Ismail Qemali”

Përfundon restaurimi i ish-konviktit të shkollës historike “Ismail Qemali”

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit e Kosovës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se pas restaurimit të shkollës historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj, kanë përfunduar edhe punimet në ish-konviktin e saj. Ndërtesa e vitit 1930, e cila është pjesë e trashëgimisë kulturore të Ferizajt, ka marrë një pamje të re, ndërsa gjatë ndërhyrjes janë ruajtur vlerat dhe karakteristikat e saj arkitektonike. “Me këtë ndërhyrje, edhe një tjetër aset me rëndësi historike i është kthyer qytetit”, ka shkruar Bogujevci në Facebook. ObserverKult Lexo edhe: Dramaturgu britanik, Mark Ravenhill, mban punëtori në Teatrin Kombëtar të Kosovës