Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën!

Protestuesit e shumtë të mbledhur para Kryeministrisë kanë përfunduar fjalimet e tyre të mbushura me revoltë e kritika drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Aksioni i revoltës qytetare do të vijojë me marshimin drejt Sheshit Skënderbej, për të vijuar më pas në rrugët kryesore të Tiranës. Qytetarët e shumtë kanë nisur marshimin drejtuar pikës qendrore të kryeqytetit, duke brohoritur njëzëri thirrje si “Shqipëria e shqiptarëve”, “Arrestoni Ramën”, etj.