Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!

Janë mbyllur fjalimet para kryeministrisë dhe tashmë protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës me thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sot shënohet dita e 93-të e protestës ndërkohë që një protestues bëri thirrje që më 7 shtator, në ditën e 100 të kësaj rezistence, do të jetë protestë kombëtare. Edhe sot si çdo ditë tjetër, protestuesit mbanin në duar pankarta me mesazhe pikante të realitetit qeverisës, dhe arsyes pse qeveria e Edi Ramës nuk i përfaqëson më. Mbyllja e fjalimeve nga aktivistët dhe qytetarët u shoqërua me lëvizjen e menjëhershme të turmës nga sheshi përballë Kryeministrisë drejt akseve kryesore të Tiranës. Me pankarta në duar dhe me një pjesëmarrje të gjerë, protestuesit po përshkojnë rrugët e kryeqytetit duke bllokuar përkohësisht trafikun në...